image 2 vdekje dhe 180 raste me koronavirus në 24 orët e fundit në Zvicër

Evropë

2 vdekje dhe 180 raste me koronavirus në 24 orët e fundit në Zvicër

news image

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit brenda 24-orëve në Zvicër. Ndërsa, janë konfirmuar edhe 180 raste të reja me COVID-19.

Autoritetet e shëndetësisë në Zvicër bëjnë të ditur se deri më tani në total janë regjistruar 35,412 raste me COVID-19, ndërsa 1,707 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Shifra e të infektuarve të ri është më e ulët për dallim nga dy ditët e kaluara. Të premten u raportua për 210 raste të reja, ndërsa të enjten për 220. /Gazeta Sinjali/