Që nga shënimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, e deri më sot janë shënuar 2 mijë 370 vdekje nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje për 2 mijë e 541 raste të reja pozitive me COVID-19. Ndërsa në total që nga 13 marsi i vitit 2020 janë regjistruar 134 mijë e 818 persona të cilët janë infektuar me këtë virus.
Aktualisht në Kosovë janë 23 mijë 845 raste aktive me COVID-19, kurse janë shëruar 108 mijë e 603 persona nga COVID-19.
Kujtojmë se institucionet në vazhdimësi po bëjnë thirrje për vaksinim.