image 2 mijë e 125 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në Kosovë

Shëndetësi

2 mijë e 125 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në Kosovë

news image

Që nga 13 marsi i vitit të kaluar, kur në Kosovë u shënuan dy rastet e para me COVID-19 e deri tani, janë konfirmuar 103 mijë e 815 rastet pozitive me koronavirus, nga 517 mijë e 734 persona sa janë testuar gjithsej, raporton Gazeta Sinjali.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 2 mijë e 125 kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, brenda kësaj periudhe janë shëruar 90 mijë e 812 pacientë.

Kësisoj, numri i rasteve aktive momentalisht është 10 mijë e 878./Gazeta Sinjali/