image Duhet edhe helikopteri - Policia e Shqipërisë niset drejt Valbonës pasi dyshohet se vdiq një kosovar

Siguri

Duhet edhe helikopteri – Policia e Shqipërisë niset drejt Valbonës pasi dyshohet se vdiq një kosovar

news image

Policia e Shtetit ka konfirmuar incidentin në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë, ku dyshohet se një kosovar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes bashkë me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

“Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë”, thuhet në njoftim.

Në ndihmë janë nisur edhe ekipi i kërkim-shpëtimit malor nga Kosova, të cilët thanë se operacioni është i ndërlikuar.

/GazetaSinjali/