image 19 vjeçarja me COVID-19 përdhunohet në autoambulancën që po e dërgonte në spital
[wp-story id="814678"]

Botë

19 vjeçarja me COVID-19 përdhunohet në autoambulancën që po e dërgonte në spital

news image

Një 19-vjeçare me koronavirus është përdhunuar në Indi nga shoferi i autoambulancës që po e dërgonte në spital.

Sipas “Indian Express”, ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në distriktin Pathanamhitta të Keralës.

Shoferi i autoambulancës kishte marrë të renë dhe një grua tjetër për t’i dërguar në spital.

Pasi e la gruan në qendrën mjekësore përkatëse, shoferi vijoi rrugën për në spitalin tjetër ku duhej ta dërgonte 19-vjeçaren, por e abuzoi seksualisht para se ta linte në spital.

Më pas e reja tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe shoferi u arrestua.

Ky incident tregon qartë rrezikun me të cilin përballen femrat në Indi edhe kur transportohen të sëmura në spitale./Gazeta Sinjali/