Një 19-vjeçare me koronavirus është përdhunuar në Indi nga shoferi i autoambulancës që po e dërgonte në spital.
Sipas “Indian Express”, ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në distriktin Pathanamhitta të Keralës.
Shoferi i autoambulancës kishte marrë të renë dhe një grua tjetër për t’i dërguar në spital.
Pasi e la gruan në qendrën mjekësore përkatëse, shoferi vijoi rrugën për në spitalin tjetër ku duhej ta dërgonte 19-vjeçaren, por e abuzoi seksualisht para se ta linte në spital.
Më pas e reja tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe shoferi u arrestua.
Ky incident tregon qartë rrezikun me të cilin përballen femrat në Indi edhe kur transportohen të sëmura në spitale./Gazeta Sinjali/