image 19 vjeçarja hetohet nga policia e Tiranës për ngacmim seksual ndaj 15 vjeçares: Qëndrojmë në hotel ose përndryshe...

Shqipëri

19 vjeçarja hetohet nga policia e Tiranës për ngacmim seksual ndaj 15 vjeçares: Qëndrojmë në hotel ose përndryshe…

news image

Një 19 vjeçare nga kryeqyteti shqiptar është vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës për kanosje dhe falsifikim të dhënave kompjuterike, pasi duke përdorur Instagramin ajo kërcënoi një vajzë të mitur duke i kërkuar asaj që të lidhej me të.

15 vjeçarja, e cila është gjimnaziste, tregoi se u ngacmua nga një femër të cilën e njohu një vit më parë gjatë ndeshjes kombëtare të futbollit për vajza. Nga ana tjetër vajza e akuzuar me inicialet A.F këmbëngul se ka qenë e lidhur me denoncuesen dhe se mbas ndarjes në dëshpërim e sipër ajo vendosi ta kërcënoje.

Sipas materialit hetimor e mitura zbuloi se përveç llogarisë se saj dikush kishte hapur disa adresa Instagrami me të njëjtin identitet. Por kur ju lut që ti mbyllte, gjimnazistja tregon në prokurori se personi në anën tjetër ishte një femër si ajo që kërkonte lidhje brenda të njëjtës gjini.

“Vajza me emrin A.F propozoi që të qëndroj një natë me të në hotel në të kundërtën ajo tha se nuk dorëzohej dhe se do ti shkruante kujtdo qe njihja”, referohet e mitura në shkresat e prokurorisë, ndërsa ky version vërtetohet edhe nga këqyrja kompjuterike.

Por ndërkohë 19 vjeçarja e vënë nën hetim ka pretenduar se mes tyre kishte pasur një lidhje intime, që sipas saj u mbyll nga gjimnazistja pa i dhëne asnjë shpjegim. /Gazeta Sinjali/