image 19-vjeçari që u vetëvra në Ferizaj është shtetas amerikan, erdhi në pushime për ta vizituar vëllain

Siguri

19-vjeçari që u vetëvra në Ferizaj është shtetas amerikan, erdhi në pushime për ta vizituar vëllain

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të vetëvrasjes që ndodhi në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ku një 19-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i një ndërtese në këtë pjesë të qytetit.

Burimet e Sinjalit nga QKUK-ja kanë bërë me dije se 19-vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje është Benjamin Gonzales, shtetas amerikan.

I ndjeri për motive ende të panjohura vendosi t’i jap fund jetës derisa po qëndronte për pushime në Kosovë, pasi kishte ardhur për vizitë te vëllai i tij.

Ai është dërguar në Emergjencë pa shenja jete, përkundër ndihmës që ishte tentuar për t’i ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipa mjekësore e spitalit rajonal në Ferizaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë kontaktuar me familjen e viktimës dhe të afërmit e tij, që kanë dhënë dëshmi se cili mund jetë shkaku i vdekjes së familjarit të tyre.

/GazetaSinjali/