image 19-vjeçari kapet me armë, drogë dhe granatë dore në Mitrovicë, ndalohet për 48 orë

Ekskluzive

19-vjeçari kapet me armë, drogë dhe granatë dore në Mitrovicë, ndalohet për 48 orë

news image

Një rast i rëndë është zbuluar në Mitrovicë të Jugut, ku një 19-vjeçar është kapur me armë, municion, substanca narkotike dhe një granatë dore.

Ngjarja ka ndodhur më 7 prill 2026 rreth orës 16:10 në rrugën “Elez Begu” në Shipol, ku njësitet policore kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, në prani të të dyshuarit Kamer Hajdari, rreth 19-vjeçar, janë gjetur dhe sekuestruar:
një armë e gjatë e modifikuar pa numër serik,

një karikator,

25 fishekë të kalibrit 7.62 mm,

një peshore,

një gëzhojë,

si dhe rreth 9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Siç mëson Sinjali, gjatë veprimeve hetimore i dyshuari ka deklaruar se posedon edhe një granatë dore në një shtëpi të pabanuar. Pas kontrollit në lokacionin e dytë, granata është gjetur në prani të tij.

Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa më pas Njësia për Trajtimin e Materieve Eksplozive ka ndërhyrë dhe rreth orës 18:30 ka bërë tërheqjen e granatës së dorës (N-52).

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/