Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 186 pacientë nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.418”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.