image 186 pacientë të shtrirë në klinikat COVID, 2 në gjendje të rëndë shëndetësore

Shëndetësi

186 pacientë të shtrirë në klinikat COVID, 2 në gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Shërbimi Spitalor i Kosovës bën të ditur se janë 186 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raport thuhet se 136 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 117 me oksigjeno-terapi dhe dy në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK, janë të shtrirë 95 pacientë, 54 prej tyre janë pozitivë me COVID-19 dhe 69 me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 53 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 39 dhe në Klinikën e Pediatrisë 3 fëmijë.

Ndërkaq, në spitalet e përgjithshme po trajtohen 72 pacientë, 65 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 40 me oksigjeno-terapi.

Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 18 pacientë, në Spitalin e Gjakovës, 29 pacientë, në Spitalin e Pejës, 14 pacientë, në Spitalin e Gjilanit, 19 pacientë dhe në Spitalin e Mitrovicës, 9 pacientë.

/GazetaSinjali/