image 185 përballje mes Man United dhe Man City/ Kush ka më shumë fitore?

Futboll

185 përballje mes Man United dhe Man City/ Kush ka më shumë fitore?

news image

Nga ora 13:30 do të nisë derbi historik mes dy klubeve angleze, Manchester United e Manchester City, shkruan Sinjali Sporti.

Të dy skuadrat kanë pretendime të mëdha, e sidomos ‘djajtë e kuq’ pas fitores ndaj Tottenhamit me rezultat 0:3.

Ndërsa për Cityn ky është takimi i parë, pas atij me Crystal Palace ku humbi me rezultat 0:2.

Mirëpo, derbi i parë mes dy klubeve është zhvilluar në vitin 1881. E prej atëherë, City e Unitedi janë përballur 185 herë.

‘Djajtë e kuq’ numërojnë 77 suksese, kundrejt 55 fitoreve të “citizens” dhe 57 barazimeve.

Derisa në pesë takimet e fundit mes tyre në Premierligë, Man United ka tri fitore, City një dhe njëherë janë ndarë baras. 

/Gazeta Sinjali Sporti/