image 18-vjeçarja që u vra në Ferizaj ishte e martuar me Dardan Krivaqën që dy muaj

Siguri

18-vjeçarja që u vra në Ferizaj ishte e martuar me Dardan Krivaqën që dy muaj

news image

Dje ndodhi një ngjarje tragjike në Ferizaj, ku u vra një 18-vjeçare në një banesë në këtë qytet dhe u dërgua pa shenja jete në spital nga dy persona të dyshuar. 

Deri më tani është arrestuar vetëm i dyshuari Arbër Sejdiu, ndërsa i dyshuari kryesor Dardan Krivaqa është ende në arrati.

Persona të afërt me viktimën kanë thënë për Sinjalin se vajza ishte e martuar që dy muaj me 29-vjeçarin, Dardan Krivaqa.

/GazetaSinjali/