image 18-vjeçari nga Shtimja zhduket pa gjurmë – familjarët alarmojnë Policinë

Siguri

18-vjeçari nga Shtimja zhduket pa gjurmë – familjarët alarmojnë Policinë

news image

Një rast shqetësues është raportuar sot në Shtime, ku një i ri është zhdukur pa asnjë gjurmë, duke alarmuar familjen dhe autoritetet, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 12:00, në Stacionin Policor të Shtimes është paraqitur Shukri Llugaxhija, i cili ka raportuar zhdukjen e djalit të tij.

Sipas ankuesit, djali kishte dalë nga shtëpia më 28 prill 2025 rreth orës 17:00 dhe deri në momentin e raportimit nuk ishte kthyer, as nuk ishte lajmëruar.

Familjari ka deklaruar se i riu, i cili prej dy javësh nuk ishte në gjendje të mirë mendore, edhe më parë kishte dalë nga shtëpia, por gjithmonë kishte kontaktuar dhe kthehej. Kjo është hera e parë që ai mungon për kaq gjatë pa asnjë lajm.

Në konsultim me Prokurorin rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”, megjithëse procedurat e plota do të ndërmerren pas plotësimit të 24 orëve nga zhdukja.

Policia dhe familjarët janë angazhuar për gjetjen e të riut dhe Gazeta Sinjali do të sjellë çdo informacion të ri lidhur me këtë rast shqetësues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/