image 178 mijë e 26 aplikues nga diaspora janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit

Politikë

178 mijë e 26 aplikues nga diaspora janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e votuesve që janë regjistruar deri më tani për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka njoftuar se nga baza aktuale e të dhënave janë 178 mijë e 26 aplikues nga jashtë vendit.

“Nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit, ndërsa vlerësimi i zotësisë juridike është bërë për 13,657 aplikues apo 77,88 për qind të aplikacioneve që janë të regjistruara. Të aprovuara janë 127,639 aplikacione dhe në pritje për aprovim janë 10,964”, tha Ahmetaj.

Po ashtu, Ahmetaj ka njoftuar se nga qendra e thirrjeve janë realizuar 48 mijë e 712 thirrje deri më tash, prej të cilave 41 mijë e 131 janë të konfirmuara kurse 8 mijë e 466 aplikues nuk e kanë hapur telefonin.

/Gazeta Sinjali/