Nëntë ditë ka qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por sot ka ndërruar jetë nga plagët e rënda që ia shkaktori aksidenti, raporton Sinjali. Bëhet fjalë për 17 vjeçarin që u aksidentua më 17 gusht në rrugën “UÇK” në Rahovec.
Lajmin për Sinjalin e ka konfrimuar zëdhënësja e policisë rajonale të Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Me datë 26.08.2019, policia në Gjakovë ka marrë informacion nga mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë se ka ndërruar jetë viktima e aksidentit F.Sh/mashkull, shtetas i Kosovës i lindur në vitin 2002. Aksidenti ka ndodhur me datë 17.08.2019 në rrugën ,, UÇK” në Rahovec, Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i çështjes dhe me urdhërin e tij trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve”, tha për Sinjalin Podrimaj.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Numri i personave që vdiqën në komunikacion brenda këtij viti ka shkuar mbi 60-të.