image 17% e ushqimit të prodhuar në botë shkon dëm

Ushqime

17% e ushqimit të prodhuar në botë shkon dëm

news image

Në vend që t’i mbaroni ushqimet që ju mbesin, ju i lini që të shkojnë në mbeturina.

Është një rutinë e njohur për shumë njerëz që tregon një zakon që kontribuon në problemin global të çuarjes dëm të ushqimit për të cilin Kombet e Bashkuara përmes një raporti thonë se nevojitet të analizohet më mirë që ky problem të adresohet efektivisht.

Raporti tregon se 17 për qind e ushqimit të prodhuar në botë çdo vit shkon dëm. Kjo do të thotë se janë 1.03 miliardë tonë ushqim, shkruan AP.

Kjo tretje e ushqimit në mbeturina është më shumë se nga të dhënat që kanë treguar raportet e kaluara.

“Masa të zhvilluara mund të çojnë në menaxhim më të mirë”, thotë Brian Roe, një studiues i ushqimit që mbetet e më pas hidhet.

Shumë prej ushqimit të mbetur, apo 61 për qind, ndodh nëpër familje ndërsa nga shërbimet e ushqimit janë 26 për qind dhe nga shitjet me pakicë janë 13 për qind, gjen raporti. Kombet e Bashkuara po mundohen të zvogëlojnë çuarjen dëm të ushqimit. /Gazeta Sinjali/