Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur pa gjurmë nga shtëpia e tij ne Angli. Bëhet fjalë për Daniel Gjinaj, 16 vjeç, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 13 gusht.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i riu shoqërohej shpesh me bashkatdhetarë të tij në atë qytet.
Ndërsa për herë të fundit është parë më 13 gusht, kur u largua menjëherë pas orës 02:00 duke thënë se do të takonte disa miq. Kanë qenë familjarët, të cilët kanë bërë kallëzimin në polici, e cila ka nisur menjëherë kërkimet.
“Kushdo që e ka parë ose kush e di për vendndodhjen e tij, i kërkohet të raportojë në internet ose të telefonojë policinë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga mediet angleze.