image 16 të dyshuar për fajde mbesin në paraburgim - Vendimi i Gjykatës

Drejtësi

16 të dyshuar për fajde mbesin në paraburgim – Vendimi i Gjykatës

news image

Prokuroria Themelore në Pejë kërkoi vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, ndaj 20 të dyshuarve për fajde, shumica prej të cilëve u arrestuan në aksionin e 22 shkurtit, raporton Gazeta Sinjali.

Kurse, Gjykata Themelore në Pejë mori vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj 16 të dyshuarve.

Paraburgimi u vazhdua ndaj: Valon Kastrati, Kismet Krasniqi, Isa Camaj, Sokol Dembogaj, Driton Podrimçaku, Fadil Zhabollaj, Tafil Alimusaj, Astrit Grabovci, Petrit Kastrati, Alush Bajraktraj, Labinot Elshani, Shaip Mehmetaj, Orhan Lukaj, Sylë Jusaj, Astrit Kastrati dhe Besnik Mehmetaj.

Besnik Lajqi aktualisht është në arrati andaj edhe nuk i është caktuar masa e paraburgimit, sipas Gjykatës.

https://sinjali.com/identifikohen-viktima-te-reja-kerkohet-vazhdimi-i-paraburgimit-per-20-te-dyshuarit-per-fajde-ne-peje/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/