Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili ka thënë se aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me COVID-19, gjashtë prej tyre në oksigjenoterapi dhe një në gjendje të rëndë.
Sipas, Ismailit të gjitha shtatzënat e atakuar me COVID në format më të rënda kanë qenë të pavaksinuara.
“Aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me COVID-19. Gjashtë prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe njëra është në gjendje pak më të rëndë, të tjerat janë stabile”, tha ai.
“Të gjitha shtatzënat frekuentohen në Klinikën Obsetrike-Gjinekologjike për atë arsye del një shifër më e lartë dhe vdekjet te shtatzënat bëjnë një jehonë më të madhe, sepse një shtatzënë bartë një fëmijë në mitër, mirëpo prapë është numër proprocional me të vdekurit e tjerë. Të gjitha shtatzënat e atakuar me COVID në forma më të rënda kanë qenë të pa vaksinuara”, tha Ismaili për EO.