image 150 mijë euro kushton filmi i animuar 3D për Skënderbeun, Binaj tregon detaje

Film

150 mijë euro kushton filmi i animuar 3D për Skënderbeun, Binaj tregon detaje

news image

Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se heroi kombëtar Skënderbeu, do të vijë në një film të animuar 3D. Kjo ide e projektit “Skanderbeg”, lindi për faktin se të gjithë fëmijët kanë qejf personazhe, siç është edhe spiderman. Por do ishte shume mire qe te kemi edhe një hero shqiptar qe ata e njohin dhe i frymëzon shumë.

Florjan Binaj, i cili është skenarist i këtij projekti, është shprehur se në total realizimi i filmit mund të kushtoj 150 mijë euro, ndërsa shtoi se duhen dhe dy vite punë për të përfunduar.

Më tej ai shtoi se diaspora ka qenë e interesuar dhe e gatshme për ndihmë në këtë projekt.

“Projekti do edhe një ditë pune. Limiti jonë që kemi vënë tani është 150 mijë euro në mënyrë që të paguajmë që të merremi vetëm me këtë projekt. Diaspora ka qenë shumë e interesuar dhe e gatshme për të ndihmuar dhe dua t’i falënderoj. Ata janë gjithmonë të parët që janë të gatshëm për të kontribuar”- tha ai.

/GazetaSinjali/