image 15 vjeçari nga Gjakova e bën profilin e Skënderbeut me rubikonë (VIDEO)

Kuriozitete

15 vjeçari nga Gjakova e bën profilin e Skënderbeut me rubikonë (VIDEO)

news image

Leon Axhemi nga Gjakova, pas tre ore pune kompletoi mozaikun me kube të rubikonit, transmeton Gazeta Sinjali.

Figurën të cilën e zgjodhi ta punoi pikërisht me datën 6 maj, nuk ishte e rastësishme.

“Është përvjetori i lindjes së Skënderbeut, prandaj edhe kemi vendosur të bëjmë një gjë të tillë”, tha Axhemi.

15 vjeçari që një rubikon e përfundon brenda 11 sekondash, tregon se ishte mjaft sfiduese puna e bërë.

I kënaqur me djalin është edhe prindi i tij, Fatos Axhemi. Për këtë vepër janë përdorur 375 rubikon.

/Gazeta Sinjali/