Policia e Gjirokastrës ka reaguar lidhur me rastin e një 15-vjeçari, i cili është gjetur i pajetë në një pishinë në fshatin Mashkullorë.
Sipas policisë, dyshohet se adoleshenti ka pësuar infarkt ndërsa po notonte në një kompleks pushimi, duke humbur jetën si pasojë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!