image 15 mijë votues jashtë Kosovës u regjistruan në KQZ

Politikë

Diaspora/ 15 mijë votues jashtë Kosovës u regjistruan në KQZ

news image

Ka mbetur vetëm edhe një ditë për regjistrim të votuesve të cilët do të votojnë jashtë vendit. 10 Shtatori është afati i fundit, kur të gjithë qytetarët e Kosovës në diasporë do të mund të aplikojnë për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, për shfrytëzimin e të drejtës së votës, deri sot paradite janë regjistruar 15 mijë votues të cilët jetojnë jashtë Kosovës.

“Deri më sot, paradite, gjithsej janë futur në sistemin e të dhënave 15 mijë aplikacione për regjistrim, të cilat i kemi pranuar”, ka thënë zëdhënësii KQZ-së, Valmir Elezi.

Të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019.

Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Në këtë afat të përcaktuar nga KQZ-ja, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes këtyre mundësive: fahut postar të KQZ-së; fax-it të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga e-mail adresat e Shërbimit Votues të KQZ-së.

Të gjitha informacionet e detajuara dhe se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në këtë vegzë: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votues…/votimi-me-poste/

Fletëvotimet për mërgatën bëhen publike nga 18 shtatori.

http://www.kqz-ks.org/…/fillon-afati-per-aplikim-per-regji…/