image 15 ftesa të reja për ish-ushtarët e UÇK-së nga Gjykata Speciale

Kosovë

Drejtësi/ 15 ftesa të reja për ish-ushtarët e UÇK-së nga Gjykata Speciale

news image

15 ftesa të reja nga Prokuroria e  Gjykatës Speciale të Hagës kanë ardhur së fundmi për ish-ushtarët e UÇK-së lidhur me luftën e fundit në Kosovës. Nasim Haradinaj, nga OVL e UÇK-së ka konfirmuar gjatë ditës së sotme për Gazetën Sinjali, se ftesat kanë ardhur për ish-luftëtarë të zonave të ndryshme.

 “Ne kemi marrë një informacion që kanë shkuar edhe rreth 15 ftesa të reja, kryesisht janë nga rajone të ndryshme, si nga Llapi”, ka deklaruar ai për Sinjalin.

Ndërkohë, Haradinaj ka folur edhe për Petrit Bojaxhiun i cili gjatë ditës së sotme do të udhëtojë në  Hagë për t’u intervistuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

“Nuk ka ndonjë informacion më shumë. Ne e dimë vetëm ditën kur ka me shkuar dhe kur ka me u kthyer. Si dëshmitar është i ftuar njëherë sepse këta janë duke bërë shumë gabime sepse janë duke u shkruar te dy titujt edhe dëshmitar edhe i dyshuar gjë që janë askund me realitetin”, ka deklaruar Haradinaj.

I pyetur lidhur me rastin e Bashkim Gashit, i cili ka refuzuar ftesën nga Gjykata Speciale, Haradinaj ka thënë se ish-ushtari i UÇK-së ka menduar se po tallen me të, ndërsa ka thënë se herën tjetër do ta pranojë ftesën e Gjykatës Speciale.

“Ky nuk e ka refuzuar ftesën, por ata janë sjellur aq serioz sa që ky ka menduar që po bëjnë shaka, ndërsa herën e dytë i kanë ofruar si dëshmitar i akuzuar dhe i kanë hyrë në zyre pa e pyetur hiç. Por kur ka ardhur me u konsultuar me neve pavarësisht se i kemi thënë se e ke cilësojmë si gjykatë raciste, linçuese, një etnike dhe qëllim fyese ai e refuzon atë dhe ne në ketë mënyrë e dimë që duhet me bashkëpunuar”.

“Nuk po duam që të jetë rast që me u arrestuar dhe me u sjellë keq me të, sepse janë ka provokojnë gjëra që me u sjellë deri më tani”, ka deklaruar më tutje ai.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, dy nga deputetet e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, u intervistuan nga prokurorët në Prishtinë për shkak të problemit me viza në Hagë./Gazeta Sinjali/