image 15 fshatra të Dragashit tash e pesë vite pa ujë të pijshëm

Kosovë

15 fshatra të Dragashit tash e pesë vite pa ujë të pijshëm

news image

Për më shumë se pesë vite, banorët e 15 fshatrave të Komunës së Dragashit nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Ani tenderi për ujësjellës është shpallur para pesë viteve, “lojërat e pingpongut” mes komunës dhe OSHP-së ka bërë që ky projekt të zvarritet.

Në një konferencë për media, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe organizata jo-qeveritare INPO kanë vënë në pah shkeljet e ndërsjella ndërmjet dy institucioneve.

Drejtoresha e INPO-së, Albulena Nrecaj duke folur për shkeljet ligjore ndërmjet komunës së Dragashit dhe OSHP-së, tha se qytetarët janë ata që po humbin më shumë.

Ndërsa, Mirvet Thaçi nga IDK-ja tha se lufta për tenderin e ujësjellësit në komunën e Dragashit tashmë ka kaluar në organet e drejtësisë./Gazeta Sinjali/