image 147 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

147 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të premten se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar për COVID-19 gjithsej 226 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej tyre, 147 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me këtë virus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se tre pacientë janë të vendosur në respiratorë, 16 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 140 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar edhe 169 raste të reja me koronavirus, 85 pacientë janë shëruar, ndërsa janë raportuar dy raste të vdekjes. /Gazeta Sinjali/

Image may contain: text that says 'Republika Kosoves Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria -Vlada-Government Sherbimi Spitalor dhe Klinik Universitar Kosoves- SHSKUK) Univerzitetska Bolnička Klinička Služba Kosova-(UBKSK) Hospital and University Clinical Service of Kosovo- Qendra Klinike Universitare Kosoves-Universitetski Kosoves- Klinikcki Centar Kosova- University Clinical Center of Kosovo SHERBIMI SPITALOR DHE KLINIK UNIVERSITAR KOSOVES Totali rasteve te spitalizuara dhe atyre me Covid-19 226 Paciente ne trajtim 3 Ne respiratore 16 CPAP 140 02 147 Te konfirmuar me Covid19- shtrire ne klinika dhe spitale'