image 142 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

142 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 142 raste të tjera me koronavirus të premten.

Gjatë kësaj periudhe në këtë shtet janë raportuar edhe pesë viktima.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 15 mijë e 555, ndërsa ai i viktimave në 642.

Të dhënat e fundit tregojnë se përfshirë 98 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit, numri i pacientëve të shëruar nga virusi është 12 mijë e 994, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 1 mijë e 919.

Autoritetet shëndetësore gjatë 24 orëve të fundit kanë testuar 1 mijë e 542 mostra të dyshuara me koronavirus, duke e çuar në 163 mijë e 132 numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në vend. /Gazeta Sinjali/