Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 140 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, transmeton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, bën të ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur katër persona të infektuar me COVID-19.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 15,694, numri i të shëruarve 13,128 dhe numri i të vdekurve 646.
Momentalisht në Maqedoninë e Veriut janë 1 mijë e 920 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Sinjali/