image 14 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Rajon

14 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

news image

Maqedonia e Veriut po vazhdon me numra alarmantë sa i përket gjendjes me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot, sipas raportit të fundit, në këtë shtet janë regjistruar 190 raste të reja dhe 14 viktima.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 193 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 207.948.

Numri i rasteve aktive është 5.522.

/GazetaSinjali/