image 14 të vdekur dhe 361 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

14 të vdekur dhe 361 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 mijë e 176 testime për koronavirus prej të cilëve 361 kanë rezultuar pozitivë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore, si pasojë e COVID-19 janë regjistruar 14 vdekje kurse janë shëruar 2 mijë e 116 pacientë që ishin të infektuar me këtë virus.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 430 mijë e 182 teste, prej të cilëve 88 mijë e 749 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 71 mijë e 592 janë shëruar, 2 mijë e 696 kanë vdekur kurse numri i rasteve aktive është 14 mijë e 461./Gazeta Sinjali/