image Erdogani e anulon vizitën në Serbi, kjo është arsyeja

Rajon

Rajon/ Erdogani e anulon vizitën në Serbi, kjo është arsyeja

news image

Vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Serbi, e paralajmëruar për 29 gusht, është anuluar.

Presidenti turk nuk do të vijë në Serbi gjatë gushtit apo shtatorit për shkak të “mospërshtatjes së terminit”, është thënë në ambasadën e Turqisë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se presidenti turk Erdogan do ta vizitojë Serbinë me ç’rast dy shefat e shteteve në mënyrë solemne do ta zyrtarizojnë fillimin e punimeve në ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë, të cilën do ta ndërtojë kompania turke “Tasyapi”.

Vuçiq para dy ditësh ka konfirmuar edhe një herë në inaugurimin e autostradës “Milloshi i Madh” tha se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të vijë për vizitë në Serbi.