image 13-vjeçarja ikë nga shtëpia e saj në Pejë, gjendet duke bashkëjetuar me një person në Leposaviq

Siguri

13-vjeçarja ikë nga shtëpia e saj në Pejë, gjendet duke bashkëjetuar me një person në Leposaviq

news image

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Në raste të shpeshta bëhet fjalë edhe për vajzat, të cilat largohen nga shtëpitë e tyre pa njoftuar familjen, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në qytetin e Pejës, ku një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e saj pa dijeninë e prindërve.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se babai i vajzës ka denoncuar rastin në Polici, ku është shprehur shumë i shqetësuar për shkak se nuk di asgjë për vendndodhjen e vajzës së tij. Ai kishte dyshime se 13-vjeçarja është larguar me një person të gjinisë mashkullore, i cili po ashtu është i mitur.

Pas veprimeve hetimore të Policisë është arritur që të lokalizohet vendndodhja e të miturës e cila po qëndronte bashkë me të dyshuarin në Leposaviq.

Të dy janë shoqëruar në stacion policor ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Bashkësia jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”. Ndërkohë e mitura është kthyer në shtëpinë e saj në Pejë.

/GazetaSinjali/