image 13 të vdekur dhe mbi 100 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Rajon

13 të vdekur dhe mbi 100 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

news image

13 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë testuar 854 mostra, prej të cilave 129 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Ndërsa, Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 342 pacientë të cilët ishin të prekur me këtë virus.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 99 mijë e 408, prej të cilëve 89 mijë e 742 janë shëruar, ndërsa tre mijë e 76 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (22 shkurt) është gjashtë mijë e 590./Gazeta Sinjali/