image 13 pikë para Arsenalit, Liverpooli shkon fuqishëm drejtë titullit

Futboll

13 pikë para Arsenalit, Liverpooli shkon fuqishëm drejtë titullit

news image

Liverpooli është në rrugë të duhur për ta fituar titullin e Premierligës.

“Reds” shënuan fitore sonte ndaj Newcastle, duke e mposhtur pastër 2:0 në shtëpi, në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit anglez.

Szoboszlai kaloi vendasit në epërsi në minutën e 11-të, pas asistimit nga Luis Diaz.

E Mac Allister shënoi për 2:0 në minutën e 63-të, i asistuar nga Mohamed Salah.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 67 pikëve në vendin e parë, 13 më shumë se Arsenali ku kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund.

Në anën tjetër, Newcastle mbetet i gjashti me 44 pikë të grumbulluara. 

/GazetaSinjali/