image 12-vjeçari që vuan nga “sëmundja e Drakulës”, ka frikë nga rrezet e diellit

Botë

Botë/ 12-vjeçari që vuan nga “sëmundja e Drakulës”, ka frikë nga rrezet e diellit

news image

Një 12 vjeçar kinez u zbulua se ka një sëmundje të rrallë gjaku, të njohur si “sëmundja e Drakulës”.

Djali gjithë jetën i ishte frikësuar diellit, sepse ndihej keq kur ekspozohej në rrezet e tij. Xiao Luo, pseudonimi me të cilin i referohen mediat, përjetonte dhimbje të forta, enjteje dhe djegie që momentin që dilte në diell. Gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm këtë vit kur këto simptoma nisën të shoqëroheshin edhe me gjak nga hundët, sytë dhe goja.

 Nëna e fëmijës drejtoi një apel të dëshpëruar për ndihmë sepse situata e tij ishte rënduar së tepërmi. Në fund, pas një serië analizash, u pa se djali vuante nga Porphyrias, sëmundja nga e cila mendohet se mund ta ketë gjenezën e saj legjenda e vampirëve.

Xiao Luo dhe familja e tij jetojnë në qytetin e Panzhihua, në Kinën jug-perëndimore. E ëma, Tang Guiju, rrëfen se simptomat nisën t`I shfaqen që në moshë të vogël, por mjekët thoshin se ishte një sëmundje lëkure.

Qershorin e këtij viti, nisi të kishte dhimbje të forta stomaku e të villte gjak, kështu që iu desh të linte shkollën e të shtrohej në spital. Gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë; djalit i është dëmtuar mëlçia e ka dhe infeksion në mushkëri, ndërsa I ka rënë ndjeshëm dhe niveli I rruazave të kuqe në gjak. Por tani që u mësua se çfarë sëmundjeje ka, shpresat janë të mëdha se do të arrijë të shërohet.