image 12 viktima nga koronavirusi në Shqipëri për 24 orë, ky është bilanci i fundit

Shqipëri

12 viktima nga koronavirusi në Shqipëri për 24 orë, ky është bilanci i fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në 2657 testime të kryera janë konfirmuar si raste pozitive 637, ndërsa 505 persona janë shëruar.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 12 qytetarë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me korona virus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 50.637 raste, prej tyre 26.381 janë të shëruar, 23.216 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1040 persona.

/Gazeta Sinjali/