Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 3 mijë e 23 testime për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shënuar 12 vdekje dhe 520 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 372 persona.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 87 mijë e 117 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 68 mijë janë shëruar, 2 mijë e 647 kanë vdekur kurse 16 mijë e 106 raste janë aktive./Gazeta Sinjali/