Përgjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 234 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur 12 persona, që ishin të prekur me këtë virus.
Po ashtu janë shëruar edhe 1,491 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 278,326 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 293,559, kurse i të vdekurve është 8,915 persona. /GazetaSinjali/