image Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Në Kosovë janë 12 mijë e 220 raste aktive me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Që nga fillimi i pandemisë nga ky virus janë prekur 32 mijë e 877 persona. Nga ta 19 mijë e 772 u shëruan kurse 885 persona humbën jetën.

Të martën në Kosovë sipas IKSHPK-së rezultuan edhe 855 raste të reja.

Me rastet e reja përsëri printe komuna e Prishtinës me 298 sosh. Gjatë kësaj kohe u shëruan 748 të prekur me virus, kurse 11 kanë vdekur./Gazeta Sinjali/