image 12 grupe do të performojnë në "Rock United Fest"

Muzikë

Kulturë/ 12 grupe do të performojnë në “Rock United Fest”

news image

Festivali “Rock United” do të mbajë edicionin e parë këtë vit më datat 6 dhe 7 shtator në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë.

“Rock United Fest” bashkon grupet e muzikës rock dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, gjithë për Rock”, transmeton Sinjali.

Qëllimi kryesor i festivalit është të vazhdojë tradita e rockut, e cila në Kosovë ka fillet tek vitet e gjashtëdhjeta dhe të promovohet kjo kulturë tek të rinjtë, me pjesëmarrje më të madhe të bendeve të reja, duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë.

Gjatë dy mbrëmjeve të festivalit do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vijim.

Më 6 shtator do të performojnë grupet: Grupi 403, Purgatory Band (Mysafir special), Gillespie, Vini e Veni, Zwada dhe The Mole Pack. Ndërsa, më 7 shtator do të performojnë: Elita 5, PeterPan Quartet, Trampolinë, Këpurdhat, Jutbina dhe Proximity Mine./Sinjali/