Një patrullë policore e Pejës derisa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Mbretëresha Teutë” ka ndaluar një person për kontroll.
Tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar: Një armё pistoletё Zoraki M, një karikator i sё njejtёs armё dhe tetë fishekё kal:7.65mm.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, i njëjti ka deklaruar se posedon edhe njё armё nё shtёpi.
Sipas njoftimit, njёsitet kompetente tё Stacionit Policor nё Pejё, nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё kryer kontroll/bastisje nё shtёpinё e personit tё dyshuar dhe aty kanë gjetur dhe sekuestruar: Një armë automatike AK47 dhe një karikator i zbrazёt.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt.