image 118 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka, si u zu në pritë

Kosovë

Përvjetori/ 118 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka, si u zu në pritë

news image

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka.

Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotët e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri i të cilit u bë i njohur sidomos kur formoi Lidhjen e Pejës “Besa-Besë”, Kuvendi i së cilës u mbajt në vitin 1889.

Haxhi Zeka u vra më 21 shkurt 1902, derisa po shkonte nga ndërtesa qeveritare në Pejë në drejtim të Urës së Gurit.

Ai u qëllua për vdekje nga Adem Zajmi, i cili i kishte zënë pritë me disa persona të tjerë.

Ka pasur disa variante të shkrimeve që flasin për qëllimin e vrasjes së Haxhi Zekës.

Disa kronika të kohë shkruajnë se  Adem Mehmet Zajmi e vrau i paguar nga Beogradi dhe Stambolli, kurse disa të tjerë Zajmin e paraqesin si një bandit, por që kishte pozitë në ushtrinë turke të kohës.


Të tjera: