image 114 motoçikleta konfiskohen në Prishtinë, 535 ngasës ndëshkohen për shkelje në trafik

Siguri

114 motoçikleta konfiskohen në Prishtinë, 535 ngasës ndëshkohen për shkelje në trafik

news image

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara ndaj ngasësve të motoçikletave në rajonin e Prishtinës, si pjesë e një plani operativ për rritjen e sigurisë në trafik.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve të zhvilluara janë konfiskuar 114 motoçikleta, ndërsa masa ndëshkuese janë shqiptuar ndaj 535 drejtuesve të këtyre mjeteve.

Operacioni është iniciuar nga Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, bazuar në vlerësimet për gjendjen e sigurisë në komunikacion dhe ka për qëllim parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e përgjegjësisë së pjesëmarrësve në trafik.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet kanë nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vazhdojnë në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës, deri në arritjen e rezultateve të synuara për përmirësimin e sigurisë rrugore.

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në uljen e rrezikut për aksidente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/