image 11 shtatzëna dhe lehona me COVID po trajtohen në Gjinekologji, shumica të pavaksinuara

Shëndetësi

11 shtatzëna dhe lehona me COVID po trajtohen në Gjinekologji, shumica të pavaksinuara

news image

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, ka deklaruar se në këtë klinikë janë 11 gra shtatzëna dhe lehona që janë të infektuara me COVID-19. Ai i tha Sinjalit se gjendja e tyre është stabile.

Ismaili njoftoi se nga 14 janari në Klinikën e Gjinekologjisë janë trajtuar 44 gra shtatzëna dhe lehona që kanë qenë me COVID-19, ndërsa aktualisht janë 11.

Ai tha se gjendja e tyre është stabile dhe asnjë nga to nuk është duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, mirëpo shumica e tyre janë të pavaksinuara.

Shumica dërrmuese e grave shtatzëna ose lehona kanë qenë të pavaksinuara. Mund të themi që bëhet fjalë për 80 për qind të tyre”, ka thënë ai për Sinjalin.

Kujtojmë që javët e fundit, në Kosovë ka pasur rritje të numrit të rasteve me COVID-19. Aktualisht janë mbi 31 mijë raste aktive.

/GazetaSinjali/