image 11 mësimdhënës dhe 9 nxënës të infektuar me COVID-19 në shkollat e Mitrovicës

Arsim

11 mësimdhënës dhe 9 nxënës të infektuar me COVID-19 në shkollat e Mitrovicës

news image

Gjendja e përgjithshme me pandeminë nëpër shkollat e Komunës së Mitrovicës, aktualisht është stabile, shkruan Gazeta Sinjali.

Që nga filimi i vitit të ri shkollor në Mitrovicë me COVID-19 janë infektuar 11 mësimdhënës dhe 9 nxënës, ndërsa aktualisht në këtë komunë 30 shkolla prej 32 sa janë gjithsej, janë duke zhvilluar mësimin sipas skenarit A.

Drejtori i Arsimit në Mitrovicë, Ismet Ferizi, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor në kohë pandemie, skenari A që nënkupton mësimin fizik në shkolla, skenari B mësimin e kombinuar, dhe skenari C mësimin online nga platforma të ndryshme.

“Shumica e shkollave që gjithsej janë 32, nuk e kanë ndërprerë punën asnjëherë me skenarin A…Deri tash i kemi të regjistruar vetëm 9 nxënës të infektuar me COVID-19, kurse numri i mësimdhënësve të infektuar ka qenë 11, mbase ky numër lëvizë nga dita në ditë, por aktualisht është ky numër, që konsideroj se nuk është edhe aq shqetësues. Aktualisht gjendja është stabile dhe nuk kemi ç’rregullime të mëdha të procesit mësimor. Mund të them se i kemi dalë përballë shumë mirë kësaj situate krahasuar me rrethanat që kanë qenë. Fati ka dashur, por edhe organizimi ynë e ka bërë të veten që kjo punë të menaxhohet në formë të mirë”, ka thënë Ferizi për KP./Gazeta Sinjali/