Dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 5 pacientë. Kurse raste aktive janë 105.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293.693 doza të vaksinës.
Deri më dje 83.630 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kurse në 24 orët e fundit janë vaksinuar 11.513 persona./Gazeta Sinjali/