image 104 zyrtarë të MPB-së janë të infektuar me koronavirus, 4 nga kabineti i ministrit - Sinjali

104 zyrtarë të MPB-së janë të infektuar me koronavirus, 4 nga kabineti i ministrit

news image

Koronavirusi ka disa kohë që ka mbërritur edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gazeta Sinjali mëson se deri tani në MPB dhe në agjencitë e ministrisë janë 104 zyrtarë të infektuar me COVID-19.

Nga të infektuarit, 4 janë nga kabineti i ministrit Agim Veliu, 20 janë nga stafi civil dhe 80 zyrtarë policorë, raporton Gazeta Sinjali.

Gjendja e tyre raportohet të jetë stabile. Të gjithë të infektuarit janë vetizoluar në shtëpitë e tyre dhe po trajtohen.

Ndërkohë, zyrtarë tjerë të MPB-së që kishin kontakteve me zyrtarët e infektuar, po qëndrojnë në vetizolim. Deri tani, atyre nuk u është shfaqur ndonjë spimptomë e koronavirusit.

Aktualisht MPB është duke punuar me staf esencial sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin