10 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 23 raste të reja pozitive nga testimi i 2 mijë e 755 mostrave, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë, gjatë 24 orëve kanë vdekur 10 persona.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155 mijë e 269 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 5 mijë e 408 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 148 mijë e 664 qytetarë, ndërsa raste aktive janë 1 mijë e 197. /Gazeta Sinjali/