Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, dhe 3 negativë post-COVID.
Ndërsa, me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë,
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë,
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë,
Spitali i Pejës, 2 pacientë,
Spitali i Prizrenit, 1 pacient.